Kalo te lënda

Kurti: Do të përfundojë epoka e qeverive Thaçi

kurti-do-t-euml-p-euml-rfundoj-euml-epoka-e-qeverive-tha-ccedil-i_hdLideri I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo lëvizje synon të dalë subjekti i parë politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen këtë vit.

Në një intervistë për “Epoka e re”, ai ka thënë se me ardhjen e Vetëvendosje-s në Qeveri do të përfundojë “epoka e qeverive Thaçi”.

Kurti ka thënë se do të jetë i hapur për koalicione me të gjitha ato parti që kanë përputhje të programeve me Vetëvendosje-n.

“Këto parti duhet të ndryshojnë. Vetëm më pas mund të bashkëpunojmë në koalicione. Kështu siç janë sot, jo, por ka shenja që ato do të ndryshojnë”, është shprehur Kurti. /ER/

Lini një koment