Kalo te lënda

Nikolic: Serbët në Kosovë do të kenë autonomi

nikolic-derb-euml-t-n-euml-kosov-euml-do-t-euml-ken-euml-autonomi_hdPresidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic do të refuzonte të nënshkruajë marrëveshje ndërshtetërore në mes Serbisë dhe Kosovës edhe në qoftë se atë do ta pranonte Kuvendi i Serbisë, kurse, sipas tij, Brukseli do të duhej menjëherë të paraqes kërkesat shtesë për Serbinë, nëse i ka. Ai ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovë, kurse serbët në Kosovë do të kenë një autonomi.

Nikolic vlerëson se nënshkrimi eventual i marrëveshjes ndërshtetërore në mes Beogradit dhe Prishtinës do të shkaktonte jo vetëm krizë politike, por krizë të përgjithshme të Serbisë

“Ky nuk do të ishte vetëm një konflikt në mes politikanëve dhe ideve të tyre, por në mes asaj se a doni të jetoni në një shtet apo në republikë-banana”, ka thënë Nikolic për “Vecernje Novosti”.

Sipas tij, është e qartë se pritet që ajo marrëveshje ndërshtetërore më vonë të potencohet si kërkesë, pasi aktualisht “nuk ka klimë të volitshme”, dhe se këtë e kanë thënë edhe parlamentarët gjermanë.

“Në qoftë se Brukseli, ka kërkesa shtesë, do të ishte mirë që t’i paraqes menjëherë, që ta dimë se ku jemi, e jo ta bëjë këtë në fund të rrugës sonë të mundimshme. Jam i sigurt se në Serbi nuk ekziston politika e pranimit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, e cila do ta fitonte shumicën në zgjedhje”, tha Nikolic.

Ai ka mohuar se Bashkësia e Komunave Serbe është një emër tjetër për autonominë e serbëve në shtetin e pavarur të Kosovës, por se bëhet fjalë për definimin e autonomisë së serbëve në “Kosovë dhe Metohi”.

Nikolic ka thënë se “duke pasur parasysh se Beogradi kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, bëhet fjalë për një shkallë më të ulët të autonomisë, krahasuar me atë që e ka Kosova në raport me Serbinë dhe se për autonomin përmbajtësore të asaj krahine do të vendosë Serbia”.

“Jam i bindur se unë, Vucici dhe Dacici do të gjejmë një zgjidhje me të cilën ndoshta nuk do të jenë të gjithë të kënaqur, por prapa së cilës mund të qëndrojmë. Mirëpo, të gjithë duhet ta kenë të qartë se çdo zgjidhje për Kosovën do të jetë e dhimbshme “, tha Nikolic.

Lini një koment