Kalo te lënda

Sot kulmi i temperaturave të larta

fotoVendet e rajonit sot po përballen me temperatura ekstremist të larta. Kjo ndodhë për shkak të valës së nxehtësisë, e cila pritet që gjatë ditës në shumë vende të arrijë në 42 gradë Celsius.

Kohë më e freskët pritet të bëjë nesërmbrëma.

Qytetarëve mjekët u rekomandojnë të mos dalin në diell nga ora 11 deri në orën 16 të ditës, sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare, por edhe fëmijët.

Temperaturat më të larta meteorologët kanë paraparë se do të godasin Malin e Zi – 40 e deri 42 gradë.

Në Lubjanë dje është matur temperatura 39,5 gradë Celsius, duke thyer kështu rekordin e shënuar më 5 qershor të vitit 1950, kur termometri regjistroi 37,6 gradë.

Lini një koment