Për Gazivodën e Trepçën sipas ligjeve ndërkombëtare
Prishtinë, 8 gusht – Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri i ka hedhur poshtë mundësitë që të diskutohet me Serbinë në Bruksel çështja e Liqenit të Gazivodës dhe e Kombinatit Trepça, transmeton rtk. Ajo ka thënë se me shtetin fqinj mund të bisedohet për këto dy asete të Kosovës, vetëm pasi Serbia të njohë shtetin e Kosovës.
Sipas saj, me njohjen reciproke do të krijohen mundësitë që të zbatohen ligjet ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve të pasurive, që janë në të dy anët e kufirit.