Sa kushton me vozit me qera një ditë Bugatti Veyron?
Me një çmim prej rreth 1 milionë euro për modelin bazë, Buggati mbetet njëri ndër veturat më të shtrenjta dhe më prestigjioze në botë që prodhohet në seri. Privilegj për ta vozitur një veturë të tillë në botë janë një numër i vogël i njerëzve.
Auto-shtëpia “Holders Vehicle Contracts” ka mundësuar për të gjithë ata që i bëjn gati 16.500 funta (rreth 19.000 euro) për një ditë që ta marrin me qera njërin ndër veturat më të fuqishme në botë.
Nëse ju merrni me qera për një vikend Bugattin, atherë duhet të paguani 45.000 funta (52.000 euro).
Përveç Bugatti, kjo shtëpi ofron edhe Ferrari Enzo, e cila për një ditë kushtin 8000 funta (9220 euro), ndërsa McLaren Mercedes SLR kushton 1995 funta (2300 euro).
Mund të merrni si rent edhe Rolls Royce Phantom (me të cilin patjetër vjen edhe shoferi), Lamborghini Murcielago, Aston Martin V8 Vantage. /presheva.com/