Kalo te lënda

Shqiptari i parë në UFC

f_0404105804171_mIlir Latifi është shqiptari i parë që do të luftojë në UFC, seria më atraktive e sporteve luftarake. Ai do të debutojë të shtunën në këtë garë.

Latifi të martën mbrëma ka nënshkruar kontratën me UFC-në, që llogaritet gara në atraktive në sportet luftarake.

Latifi 29-vjeçar në Stockholm të Suedisë do të përballet me holandezin e natyralizuar, Gerard Mousasi.

“Ka dy vite që kemi pritur të kontaktohemi nga UFC-ja, organizata më e madhe dhe më e fortë e sporteve luftarake. Nga UFC ishin të interesuar, por deri më tani nuk ia dhanë mundësinë Ilirit. Të martën në orët e vona kemi nënshkruar kontratën dhe Iliri do të luftojë të shtunën në Stockholm”, ka thënë Arben Latifi, vëllai i Ilirit për Kohën Ditore.

“Të futesh në këtë mes është e arritur shumë e madhe. 700 milionë njerëz do të përcjellin mbrëmjen e së shtunës, përmes parapagimit. Është e arritur shumë, shumë e madhe”, shtoi ai.

UFC është organizata më e madhe në botë e arteve të përziera parciale (MMA). Luftërat në UFC zhvillohen në kafaz.

Latifi në MM ka bilanc prej shtatë fitore e dy humbjeve. Ai jeton në Malmo të Suedisë. Ai më herët është marrë edhe me mundje. Ndërsa, kundërshtari i tij, Mousasi, ka përvojë shumë më të madhe. Ai ka 33 fitore, tri humbje e dy barazime.

Lini një koment