Kalo te lënda

Rita në lidhje me Luke McGill?

ritaa-590x350Këngëtarja kosovare Rita Ora ka nxitur spekulime se ka filluar të dalë me një djalë të ri. Krijuesja e hitit “How We Do”, besohet se është parë duke u argëtuar me Luke McGill, i cili udhëheq kompaninë “LJM” që prodhon kapela për reperët.

Kapelat e “LJM” kanë të shkruar fjalën Trillest, dhe këngëtarja Ora është parë në disa raste duke bartur ato kapela që i dizajnon Luke.
Gjatë festës së Pashkëve, dyshja janë parë duke ngrënë një darkë romantike në Las Vegas.

Por ngjarja e tyre nuk përfundon me kaq, pasi ata kanë bërë disa fotografi së bashku dhe i kanë postuar në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram. Ende nuk ka diçka zyrtare, por sipas mediave raporti mes tyre ngjallë dyshime të shumta për një lidhje dashurie.ritaa12

Lini një koment