Kalo te lënda

Ramush Tahiri: Kosova nuk është fituese pa marrëveshje

fotoCA5V86MYKëshilltari i Presidentes së Republikës së Kosovës, Ramush Tahiri ka thënë se kryeministri i cili po i zhvillon negociatat me Serbinë, jo vetëm i raporton të parës së vendit por edhe kërkohet kontributi i saj dhe bëhet dialog i brendshëm.

“Ata shkëmbejnë informata të brendshme dhe dakordohen se ku duhet të intervenohet më shumë dhe prej kujd të kërkohet ndihmë”, ka thënë Tahiri në Interaktiv.

Tahiri e pranon se nuk duhet të bisedohet për çështje të brendshme siç po bën Kosova, duke biseduar për veriun e vendit.

“Prishtina po bisedon për një çështje të brendshme edhe pse parimisht nuk duhet të bisedohet për këtë punë por ne mund të bisedojmë edhe me Serbinë se nuk kemi ça të fshehim. Prej kësaj mund të kuptohet dhe të bindet faktori ndërkombetar se Serbia është jo bashkëpunuese”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se derisa të arrihet një marrëveshje, nuk do të llogaritet si pozitive për Kosovën.
“Kosova nuk është fituese nëse nuk arrihet marrëveshja sepse pa marrëveshje vazhdon status quo-ja dhe nuk i kontribuon situatën në Kosovë”, ka thënë Tahiri./Indeksonline/

Lini një koment