Kalo te lënda

Ministri serb: Të pranohet marrëveshja për Kosovën

fotoCAJ7I0T2Ministri i financave i Serbisë, Mlagjan Dinkiq, njëherësh, lider i Rajoneve të Bashkuara, ka deklaruar sot se duhet të pranohet zgjidhja e ofruar për Kosovën, pasi Serbia nuk ka gjasë si shtet i izoluar.

“Do të kemi qëndrim unik dhe mendoj se çdo gjë shkon në këtë drejtim”, tha Dinkiq.

Sipas tij, duhet të mbyllet një pjesë e historisë dhe t’i kthehen ardhmërisë, duke mos i harruar serbët, që jetojnë në Kosovë.

”Historia na ka mësuar se zgjidhjet janë gjithnjë e më të këqia, sa më shumë që të pritet. Nuk ka zgjidhje të mira, por ato do të jenë më të këqia nëse do të presim”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se “duhet të shkohet kah BE-ja dhe të pranohet zgjidhja, me të cilin do të filloj raporti i përhershëm dhe stabil me Prishtinën, por nuk duhet të harrohen serbët në Kosovë”, raportojnë mediat serbe.

Dinkiq ka theksuar se nuk ka dilema se Serbia nuk ka gjasë si vend i izoluar./Indeksonline/

Lini një koment