Kalo te lënda

Kuvendi votoi ministrat e rinj. Berisha, PS-së: Minorancë e nisët, minorancë e sosët, minorancë do mbeteni

largea_57997_493227530726656_542128584_n1365077483Ministrat u votuan me 72 vota pro, ish-deputetët e PS-së Asllan Dogjani , Gjovalin Kadeli dhe Kastroit Islami votuan

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar që u dekretuan mbrëmë nga presidenti Bujar Nishani dhe u propozuan nga kryeministri Sali Berisha.
Kuvendi ka votuar sot pro emërimit në postin e Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Myqerem Tafajt, të Halim Kosovës si ministër i shëndetësisë, Aldo Bumçit si ministër të jashtëm, Visar Zhitin si ministër të kulturës dhe emërimit të Florian Mimës si ministër i ekonomisë.
Kështu Myqeram Tafaj mori 72 pro 59 kundër dhe 3 abstenime, Halim Kosova ka marrë 72 pro 58 kundër, Aldo Bumçi ka marrë 72 pro 59 kundër dhe 3 abstenime, Florian Mima ka marrë 72 pro dhe 59 kundër dhe Visar Zhiti ka marrë 72pro dhe 57kundër.
Dy votat pro ndryshimeve kanë qenë nga deputët e larguar nga PS-ja, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli, ndërkohë që deputetët e LSI-së ashtu siç paralajmëruan kanë abstenuar dekretet.
Ndërkohë, deputeti i PDIU-së votoi kundër shkarkimit të Edmond Panaritit nga posti i ministrit të jashtëm.
Menjëherë pas votimit, kryeministri Berisha e cilësoi si historik votimin e dekreteve të presidentit Nishani për ministrat e rinj në Parlament.
Gjithashtu, kryeministri nuk la pa sulmuar edhe kryesocialistin Rama duke theksuar se dështoi përpjekja e tij për një qeveri teknike.
“Kjo është një votë historike ku ju përmbysët përpjekjen e Edi Ramës për të shkuar në qeveri teknike me të cilën dështoi. Minorancë e nisët, minorancë e sosët, minorancë do të mbeteni” iu drejtua kryeministri Berisha deputetëve socialistë.

Kuvendi voton sot ministrat e rinj të kabinetit, LSI do abstenojë

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar që u dekretuan mbrëmë nga presidenti Bujar Nishani dhe u propozuan nga kryeministri Sali Berisha.
Kuvendi do të votojë sot për në postin e Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafajn, si ministër të shëndetësisë Halim Kosovën, si ministër të jashtëm Aldo Bumçin, ministër të kulturës Visar Zhitin dhe ministër të ekonomisë Florian Mimën.

Votimi i ministrave të rinj,Koka: LSI-ja do abstenojë

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se do të abstenojë ndaj drekreteve të presidentit për ministrat e rinj.
Në një prononcim për mediat, kreu i grupit aprlamentar të LSI-së Lefter Koka ka theksuar gjithashtu se së shpejti si pjesë të axhendës së parlamentit do të jenë edhe 3 ligjet për integrimin.
“Besojmë se do të abstenojmë ndaj dekreteve të presidentit për ministrat e rinj. Shumë shpejt edhe tre ligjet do të jenë në axhendën e parlamentit” tha Koka.

Idrizi: Mbështesim dekretet. Koalicionin pas miratimit të rezolutës

Ndërsa Shpëtim Idrizi ka theksuar sot se PDIU-ja do të vendosë për koalicionet vetëm pas miratimit të rezolutës çame, që sipas tij është edhe prioriteti i partisë që drejton.
“Ne kemi vendosur të mos bëhemi pjesë e qeverisjes pasi në axhendën tonë është rezoluta. PDIU po eksploron por vendimin e saj do ta marrë pasi të miratohet rezoluta çame” tha Idrizi.
I pyetur për koalicionin më të ri, Idrizi ka sqaruar se nuk komenton lëvizjet e bëra nga partitë e tjera, por ka shtuar se është në kuadrin e normalitetit që e majta të jetë me të majtën.
I pyetur për qëndrimin e kreut të PBDNJ-së, Dule, ai ka thënë se nuk kanë asnjë problem me kauzën që mbron ajo parti.
“Me kauzën që mbron PBDNJ nuk kemi asnjë problem, ne kemi qenë kritikë dhe më shumë se kaq karshi qëndrimeve ekstremiste të qarta greke përfaqësuar nga Dule personalisht dhe kujtoj rastin kur Dule ishte vetmi që nuk u ngrit kur ne kërkuam një minutë heshtje për viktimat e camërisë. Sa i takon mbrojtjes së të drejtave te minoritetit jemi në krah të tij” ka thënë Idrizi.

Lini një koment