Kryeministri Berisha në klubet e natës
Ndryshimet në qeveri, dalja nga koalicioni i LSI-së dhe afrimi i zgjedhjeve të 23 qershorit duket se nuk përbën problem për kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.
Pas dorëzimit të dekreteve të Ministrave të rinj në zyrën e presidentit të vendi pjesën tjetër të mbrëmjes kryeministri Berisha ka preferuar ta kalojë në pub në shoqërinë e të rinjve të Forumit Rinor të Fakultetit Juridik. Në profilin e tij në “Facebook” Berisha ka postuar disa foto nga momentet e festës me të rinj.
“Të dashur miq, pas një ditë të ngjeshur pune që filloi me vizitën time në kompanine e përpunimit të Peshkut “Koral” dhe u mbyll me dorëzimin tek Presidenti i Republikës të propozimeve për ministrat e rinj, pata kënaqësin e vecantë të jem i ftuar i të rinjve të Forumit Rinor të Fakultetit Juridik që festonin sëbashku, në një takim elektoral, në një pub afër shtëpisë sime. Atmosfera festive, entuziazmi dhe optimizmi i madh për mandatin tonë të ri, bisedat e shkurtra, por të gëzueshme dhe mbreslenëse, për mua benë që unë të largohesha prej tyre i shplodhur dhe i frymëzuar. Për ne rinia ësht arkitektja e fitoreve dhe reformave tona!”, shkruan Berisha në ‘Facebook”.