Kocijançiq: Elementet janë në tryezë
Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijançiq ka theksuar se elementet e një zgjidhje të mundshme për veriun e Kosovës, me qëllim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, janë ende tryezën e bisedimeve.
Ajo nuk ka dashur të konfirmojë e as mohojë deklaratën e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Brukseli ia dorëzoi Beogradit “një ofertë shumë të keqe”, me kushtin: merre ose lëre, raporton Beta.
Kocijançiq ka theksuar se ekipet negociatore të dy palëve po këshillohen në vendet e tyre dhe se vendimet e tyre duhet që brenda pak ditësh t’ia japin baroneshës Ashton./Indeksonline/