Kalo te lënda

Gjykatësit falsifikatorë pronash

403x30260575fotoNë aferat e tjetërsimit të pronave vijojnë të dalim emra gjyqtarësh që janë hetuar më herët nga EULEX-i, apo që kanë kaluar pa shumë zhurmë në poste të tjera. Bëhet fjalë për ish-u.d. kryetare e Gjykatës Komunale, Makifete Saliuka, si dhe për ish-gjyqtarin Tihomir Mikariq, i cili është hetuar për tjetërsim pronash, së bashku me ish-shefin e tij, Nuhi Uka.

Këta emra janë përmendur nga qytetari Sejdi Blakçori, i cili është pjesë e lëndës juridiko- kontestimore me numër C. Nr. 1515/ 2005. Sipas Blakçorit, gjyqtari Mikariq e ka zvarritur procesin gjyqësor duke bashkëpunuar me Nuhi Ukën dhe avokatin Visar Vehapi, ndërsa Makifete Saliuka në mënyrë të jashtëligjshme e ka dërguar lëndën në Graçanicë, shkruan Kosova sot.

 

Ish-gjyqtari Tihomir Mikariq, i cili u vë nën hetime nga EULEX-i , në vitin 2012, së bashku me ish-kryegjyqtarin komunal Nuhi Uka dhe disa gjyqtarë të tjerë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës me qëllim tjetërsimin e pronave, rezulton të jetë i përfshirë dhe në zvarritjen e lëndës kontestimore C. nr. 1515/ 2005, e cila e ka objekt shqyrtimi vërtetimin e kontratës së shitblerjes për një shtëpi me oborr me një sipërfaqe prej 1,62 ar në rrugën ish-“Vellusha”, nr. 31, në Prishtinë. Kjo patundshmëri në Kadastër është e regjistruar si ngastra me numër 5659, ndërsa fleta

Lini një koment