Zbulohet harta ilire e astrologjisë, më e vjetra në botë 2.200 vjeçare!

zbËshtë zbuluar në Kroaci nga një ekip arkeologësh harta më lashtë e astrologjisë me moshë 2.200 vjeçare!

Që nga momenti që kjo hartë doli në dritë, filluan dhe dyshimet e para, për prejardhjen e saj ku dominon ajo e periudhës romake-greke, por arkeologët shprehin mendimin se ajo është një hartë vendase, pra jo e importuar pasi vendi ku u zbulua nuk favorizon rrethana të tjera!
Padyshim që është harta më e madhe e formacionit zodiak që na vjen nga lashtësia!

Konkretisht arkeologët zbuluan 30 pjesë të një pllake nga dhëmbë elefanti. Mbi pllakë ishin skalitur shenjat e zodiakut si: Binjakët, Peshqit, Shigjetari etj.
Duhet theksuar se astrologjia u zbulua në Babiloni para 2.400 vjetësh. Në vazhdim nga viti 2.100 ajo u përhap në gjithë Egjeun Lindor dhe më gjerë, por më shumë e famshme u bë në Egjipt.
Sipas specialistëve astrologjia është studimi i njeriut në raport me trupat qiellor. Më konkretisht studimi i planetëve. Është një sistem mendimesh që mundohet të tregojë marrëdhëniet midis dy njerëzve dhe ndikimin që ushtrojnë planetët.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: