Kalo te lënda

Pushohet nga puna se eshte e bukur

Melissa-Nelson-588x350New York – Melissa Nelson punonte si asistente ne nje klinike dentare dhe eshte pushuar nga puna sepse eshte shume e bukur. “Je e parezistueshme, duhet te te pushoj nga puna pasi martesa ime mund te shkaterrohet”,- ishte motivi qe i dha punedhenesi.

Kjo gje ndodhi ne vitin 2010. Ndersa tani gjykata e larte e Lowa ka vendosur se pushimi ishte ligjor pasi Melissa ishte shume terheqese dhe mund te shkaterronte martesen e shefit te saj.

Gjykatesi tha se nje pushim i tille nga puna mund te duket i padrejte dhe jo i sakte, por nuk shkel rregullat per te drejtat civile ne Lowa.

Nelson, e martuar dhe me dy femije, punonte si asistente per John Knight ne kliniken e tij deri ne 2010-en, kur u pushua nga puna me kerkese te znj.Knight pasi kishte pare disa mesazhe te tyre. Megjithese ne mesazhe nuk kishte ndonje te dhene qe ata kishin nje marredhenie, sipas zonjes Knight.

Lini një koment