Kalo te lënda

Tiranë: Vritet me tre plumba në kokë taksisti

Uten navnTjetër viktimë në ditën e parë të Vitit të Ri 2013-ë. Ngjarja e rëndë është shënuar sot rreth orës 15:30 në Tiranë. Një taksist është ekzekutuar me tre plumba në kokë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet.

Sipas bluve të kryeqytetit shqiptar, taksisti Mehmet Beqiri është vrarë brenda makinës së tij tip ‘Benz’ me targë TR 8428 A, ngjyrë e bardhë, i cili qëndronte përballë spitalit të fëmijëve në QSUT, transmeton BW.

Polica sqaron se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autoreve, si dhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në vrasjen e taksistit. /Indeksonline/

Lini një koment