Kalo te lënda

Sekiraqa: I ndihmova LDK-së te mbledh vota! (video)

Enver Sekiraqa është protagonisti kryesor i emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’ që pritet të transmetohet këtë të diel në ora 21:00 në RTK. Në një intervistë ekskluzive të xhiruar pak para dorëzimit në EULEX, Sekiraqa rrëfen për të bëmat, problemet dhe atentatet ndaj tij.

Po ashtu, Sekiraqa flet për qëndrimin e tij në Zonën Operative të Llapit, mbajtjen e tij në paraburgim në Llapashticë dhe Majac dhe arratisjen ditën kur ai mendonte se ishte planifikuar ekzekutimi i tij.

Sekiraqa tregon se çfarë lidhje ka pasur me politikën, policinë dhe VIP-at. Lidhjen e tij me vrasjen e policit Triumf Rizaj, incidentin në Swiss Casino, qëndrimin e tij në arrati dhe bashkëpunimin e tij me Zvonko Veselinoviq.

Ai tregon edhe për komunikimin e tij me gjykatës e prokurorë vendorë dhe porositë e tyre që Sekiraqa të lëshonte Kosovën. Në emision gjithashtu trajtohen arsyet se pse Sekiraqa është dorëzuar në EULEX.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni këtë të diel, në ora 21:00 në RTK.

Lini një koment