Kalo te lënda

Jeta e tmerrshme e vajzave- nuse

Në moshën 11-vjeçare Ghulam u martua me 40-vjecarin Jaiz në një zonë rurale të Afganistanit dhe ajo është vetëm një prej 10 milionë vajzave të vogla që detyrohen të martohen me burra tepër të vjetër për to, nga baballarët apo gjyshërit çdo vit.

Në një debat global për të ndaluar martesat e hershme që ndodhin në më shumë se 50 vende ne zhvillim, Kombet e Bashkuara kanë përcaktuar 11 tetorin, si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave-Fëmijë.

Për të ngritur problemin e vajzave-nuse, fotoreporterja Stephanie Sinclair, në bashkëpunim me National Geographic krijoi një seri fotosh të dhimbshme që tregojnë se si vajza të vogla, madje edhe 5-vjeçare martohen me mesoburra në vende si India, Jemeni dhe Etiopia.

Pavarësisht se martesa në moshë minore është e ndaluar me ligj në shumë vende, vlerësohet se të paktën 51 milionë vajza nën moshën 18-vjeçare martohen në mënyrë sekrete. Në Afganistan besohet se 57 për qind e vajzave martohen nën moshën 16-vjeçare.

Akte të tilla janë pasojë e shumë faktorëve, duke nisur që nga presioni i komunitetit, deri tek problemet ekonomike. Në vende të varfra, nuk është e pazakontë që familjet të japin vajzat e tyre me qëllim që të shlyejnë borxhet.

Faiz, 40 vjeç dhe Ghulam 11 vjeç, ne nje foto ne ditën e dasmës se tyre në Damarda, ne Afganistan ne shtator te vitit 2005.

Dy vajza 8 vjecare me bashkeshortet e tyre 27-vjeçare, ne Jemen.

Etiopi, prifti Addisu Abebe, 23 vjec dhe gruaja e tij Destaye Amare, 11 vjec, ne diten e tyre te marteses sipas tradites etipiaane ortodokse.

Fotoja e Said, 55 vjeç dhe Roshan 8 vjeç, ne diten e tyre te fejeses ne Afganistan.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: