Foto spektakolare nga Marsi
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë se si është një planet i huaj, zhytuni në këto foto dhe kuptojeni se si është sipërfaqja e Marsit.
Fotot e pabesueshme janë sjellë nga roboti Curosity, i ulur në Mars prej pak kohësh.
Fotot janë mbledhur dhe janë sjellë në formën e një panorame nga disa të fiksuar pas sondës hapësinore dhe misionit të saj.
Ajo që ka habitur më shumë në fakt është se Curiosity ka sjellë fotot e një shkëmbi, i ngjashëm me disa gurë që janë gjetur në planetin tonë.
Shkëmbi ka marrë emrin e një inxhinieri, që ishte marrë me sondën, por që vdiq pasi ajo u ul në Mars.
Guri Jake Matijeviç duket sikur ka përbërje magme dhe ka pasur ujë kur ka nisur të ngurtësohet.



