Kalo te lënda

Për Kosovën e Shqipërinë hapa përpara me kushte

Komisioni Evropian, të mërkurën, do të zhvillojë aktivitetin kryesor vjetor, duke nxjerrë një pako të madhe të raporteve të ndryshme për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit. Këto, pos vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë edhe Islanda dhe Turqia, të cilat dallojnë shumë nga të parat. Islanda, sepse nuk ka probleme në këtë proces, por nuk e ka të qartë a dëshiron apo jo të bëhet anëtare edhe nëse i përmbyll negociatat, ndërsa Turqia për të cilën vetë BE-ja nuk është më e sigurt se a e do në të ardhmen si anëtare apo jo, edhe nëse ajo një ditë do të përmbushë kriteret e nevojshme. Për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka dilemë as në BE e as në ato vende, por ka shumë pengesa në rrugën e realizimit të këtyre aspirtave.

Në dokumentin e strategjisë së zgjerimit, që miratohet të mërkurën nga Komisioni Evropian, përmenden shumë sfida që presin vendet e rajonit të Ballkanit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat e gjyqësorit, zgjidhja e çështjeve të hapura, çështja e lirisë së shprehjes vazhdojnë të jenë të identifikuara si problemet kryesore të Kosovës dhe të disa vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor që përfshihen edhe këtë vit në raportet vjetore të progresit.

Komisioni Evropian e ka përmbyllur punën në përpilimin e këtyre raporteve vjetore të progresit për vendet kandidate kësaj radhe Studimit të fizibilitetit për Kosovën. Për këtë shkak për Kosovën këtë vit nuk do të ketë raport progresi por në një mënyrë atë do ta zëvendësojë “Studimi i fizibilitetit”, i cili ka një strukturë pak të ndryshme dhe për këtë dokument “Koha Ditore” ka shkruar gjerësisht në numrin e djeshëm.

Lajme gjysmë të mira mund të priten më në fund për Shqipërinë. Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, sipas draftit që ka parë gazeta, konfirmohet se Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm në përmbushjen e kritereve për të marrë statusin e kandidatit. Thuhet se falë dialogut mes qeverisë dhe opozitës është tejkaluar ngrçi politik në Shqipëri dhe janë arritur të miratohen ligjet e nevojshme që kërkojnë dy të tretat e votave në Kuvend. Në bazë të kësaj, diplomatët presin që Komisoni Evropian të propozoj në mënyrë të kushtëzuar dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë, por nuk pritet që Këshilli për këtë të vendosë këtë vit, sepse disa shtete të BE-së duan që të shohin se si do të zhvillohet procesi zgjedhor në Shqipëri në pranverën e vitit që vjen./Indeksonline/

Lini një koment