Kalo te lënda

Fule: KE-ja pret qё Kosova t’i plotёsojё kushtet për integrime

Kosova do ti plotësojë kriteret e BE-së. Këtë e dëshmoi vet Komisioneri pёr Zgjerim i BE-sё, Stefan Fule, i cili ka hequr dyshimin se Kosova nuk mund t’i plotёsojё kushtet e Komisionit Evropian pёr tё negociuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Nuk kam absolutisht kurrёfarё dyshimi se Kosova do jetё nё gjendje qё t’i plotёsojё kёto kushte nё afat relativisht tё shkurtër. Kur ta bёn kёtё Kosova, atёherё ne do ia prezantojmё mandatin shteteve anёtare tё BE-sё. Vetёm kur shtete anёtare japin dritёn jeshile ne mund tё fillojmё me negociata”, ka theksuar Fule, ne një intervistë për RTK.

“Pёrmbushja e prioriteve afatshkurtёra dhe nisja e negociatave pёr Marrёveshjen e Stabilizim Asociimit, prekin çёshtjet duke filluar sundimin e ligjit, admisnistratёn publike, mbrojtjen e pakicave dhe tregёtinё. Natyrisht se nuk ka nevojё qё tё pritet pёr raportin e ardhshёm tё progresit. Mё lejoni qё tё jam i qartё nё njё gjё: natyrisht i takon shteteve anёtare qё nё njё moment tё pajtohen me mandatin qё duhet t’i ipet Komsionit pёr tё negociuar kёtё marrёveshje. Ne ia kemi prezantuar sot shteteve anёtare tё BE-sё raportin dhe kemi thёnё se ёshtё i mundshёm konkludimi i Marrёveshjes sё Stabizilim Asociimit nё mes tё Bashkimit Evropian dhe Kosovёs pa paragjykuar pozitёn e shteteve anёtarё ne lidhje me statusin e Kosovёs”, thotë Fule duke shtuar se “e kemi bёrё tё qartё se shteteve anёtare do ia prezantojmё pёr konsiderim, mandatin pёr negociatae nё momentin kur Kosova i pёrmbushё prioritetet afatshkurtёra. Me vullnetin e mirё dhe pёrkushitmin, nuk kam absolutisht kurrёfarё dyshimi se Kosova do jetё nё gjendje qё t’i plotёsojё kёto kushte nё afat relativisht tё shkurtёr. Kur ta bёn kёtё Kosova, atёherё ne do ia prezantojmё mandatin shteteve anёtare tё BE-sё. Vetёm kur shtete anёtare japin dritёn jeshile ne mund tё fillojmё me negociata”.

Ai vlerëson se ka ekzistuar koncenzusi pёr nisjen e Studiimit tё Fizibilitetit. Konkluzionet e Studimit tё Fizibilitetit janё shumё tё qarta. “Qёndrimi i Komisionit Evropian ёshtё i qartё, korniza ligjore ёshtё e qartё dhe shpresoj se shtetet anёtare do jenё tё gjendje qё kur tё vie moment tё fokusohen nё substancё, e cila nё tё vёrtetё ёshtё prioritet. Tani po presim Kosovёn qё t’i pёrmbushё kushtete nga katёr lёmitё e pёrmendura dhe pastaj mandati pёr negociim shkon tek vendet anёtare, dhe kur vendet anёtare japin dritёn jeshile ne i fillojmё negociatat. Kёshtu janё pёrcaktuar rregullat e lojёs qё nga fillimi”.

Lini një koment