AAK e dehur nga ambicia
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka qëndrime të qarta për proceset politike në vend. AAK nuk ka qëndrim të qartë as për procesin e privatizimit e as për koalicionin e përmendur më herët me PDK – në.
Ndërsa, për analistët politikë, mungesa e konsensusit në këtë parti vjen si pasojë e ambicieve personale të anëtarëve të saj, shkruan “Lajm”.
Analistët po ashtu thonë që në këtë drejtim AAK-në e dëmton edhe mungesa e liderit të saj, Ramush Haradinaj.