Më në fund çadra që u reziston stuhive
Shumëkush ka provuar të dalë me çadër gjatë një stuhie dhe e ka parë se sa shpejt deformohet ajo.
Tani do keni mundësi që të përdorni çadër në stuhi falë shpikjes së disa të rinjve holandezë, shkruan tema.
Ata kanë prodhuar një çadër kundër stuhive, e cila është pak a shumë si një helmetë çiklisti dhe mund të durojë erëra deri në 110 kilometër në orë.
Që të kuptohemi, çadrat normale shkatërrohen edhe me 20 kilometra në orë.
Çadra ka vetëm një problem: duhet shumë forcë për ta mbajtur atë në pozicion, sidomos nëse mbajtësja është një femër.
Shpikja u bë nga një student inxhinierie në Holandë, i quajtur Gerwin Hoogendoorn, pasi stuhitë i prishën tre çadra.
Çadrat janë në shitje dhe ato kushtojnë duke nisur nga 25 euro.