Kështu ndodh kur çmendesh pas një prostitute
Një llogaritar në pension, i cili kishte nisur të merrte në shtëpi prostituta pas vdekjes së gruas së tij, u vra në mënyrë brutale nga një prej tyre.
Britaniku u gjet i vrarë në shtëpinë e tij nga një prostitutë ruse, e quajtur Natalia Woolley, 38 vjeç, shkruan tema.
Trupi i Winston Fernandez, 69 vjeç, u gjet në banesën e tij 1 milion sterlina, një muaj pasi ishte vrarë.
Prostituta ofronte shërbimin e saj përkundrejt 600 sterlinave për natë dhe e përshkruante veten online si një femër që ofron seks të pabesueshëm.
Por në gjykatë ajo tha se u zu me Fernandez në lidhje me shërbimet seksuale që duhej të ofronte.

Prokurori tha se ajo e kishte goditur atë me shqelma e grushte si dhe kishte shkëputur lidhjen e telefonit përpara se ta linte të vdekur në shtëpi.
Ai u gjet me 17 brinjë të thyera dhe me dy kocka të thyera në larinks.
Fernandez nisi të pinte dhe të shoqërohej me prostituta pasi gruaja i vdiq 12 vjet më parë.

Ai kishte marrë tre herë shërbimet e Natalia-s dhe madje kishte lënë një vlerësim online për të, duke theksuar se ajo ishte shumë seksi.
“Është një kënaqësi të jesh me ty çdoherë. Kam krijuar varësi ndaj teje. Do kaloja gjithë jetën me ty,” shkroi ai.
Prostituta tha se ajo veproi në vetëmbrojtje, pasi ai e shtyu në krevat dhe tentoi që ta detyronte të bënte akte seksuale që ajo nuk donte.
Gjyqi vazhdon./Indeksonline/