Kalo te lënda

‘The Guardian’ për bunkerët; Duhen ruajtur apo shkatërruar?

LONDER-Bunkerët e ngritur gjatë regjimit komunist janë sërish
në qendër të mediave ndërkombëtare. E përditshmja britanike “The Guardian” i
dedikoi një artikull bunkerëve, dhe mënyrës së si shqiptarët po sillen me këto
objekte.

Për disa ata janë shumë të shëmtuar, kujtim i së kaluarës
paranojake që duhet zhdukur. Për të tjerë, bunkerët e periudhës komuniste janë
pjesë e trashëgimisë kulturore dhe që nuk duhet humbur, shkruan britanikja.

“Bunkerët e ndërtuar dekada më parë nga diktatori, Enver Hoxha po
zhduken shpejt. Njëherë e një kohë ka pasur më shumë së gjysmë milion, të
ndërtuar për të mbrojtur shtetin e izoluar komunist nga imperializmi dhe
revizionizmi. Tani shumica prej tyre janë zhdukur”- shkruan ‘The Guardian’.

Gazeta sjell më tej disa përpjekje që po bëhen në vendin tonë, të cilat
tentojnë të mos i zhdukin ato. ‘The Guardian’ sjell në vëmendje projektin
shqiptaro-gjerman për ta kthyer një nga bunkerët në bregdetin e Tales në një
bujtinë. Në qendrën kulturore Tirana Ekspres gjen disa syresh, thuhet më tej,
ndërsa një artist tatuazhesh e ka kthyer një bunker në një sallon tatuazhesh.

Artisti, Elian Stefa thotë për ‘The Guardian’ se “Potenciali është i
madh, veçanërisht për turizmin.” Gazetari Llazar Semini shprehet se bunkerët
janë të shpërndarë në çdo qytet, dilema për t’i shkatërruar apo “rindërtuar” i
ndanë shqiptarët. Shumë prej njerëzve thotë ai, do të donin t’i zhduknin ato.

Kohët e e fundit, shkruan më tej britanikja, bunkerët janë përdorur për
marrjen e çelikut, ku një bunker i madh sjell të ardhura rreth 100-150 stërlina.

“Ata janë një testament për të kaluarën e Shqipërisë. Ata duhet të jenë
të mbrojtura si monumente kulturore. S’mund t’i shkatërroni ato ,”- citon ‘The
Guardian’, publicistin Fatos Lubonja.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: