Kalo te lënda

Video paralajmëruese e klipit “Shine Ya Light”

Rita Ora në kanalin e saj zyrtarë në Youtube ka publikuar një ‘trailer’ të shkurt të klipit të këngës “Shine Ya Light” me pamje të cilat janë xhiruar në Prishtinë,rreth tri javë më parë.

Videoja nis me prezantimin e saj ku tregon se po xhiron klipin e ri në vendlindje.

Brenda 48 sekondash shfaqen pamje nga vende të ndryshme, duke na bërë edhe më shumë kurrioz për ta parë finalizimin e këtij klipi i cili do të dalë gjatë kësaj stine, por deri më tani nuk është dhënë ndonjë datë e saktë.

Në pamjet “making of” shihen edhe një numër i madhë i fansave të cilët tashmë janë pjesë përbërëse e këtij klipi.

Lini një koment