Kalo te lënda

Bajrami – Hasanit: Mos u trego muskujt institucioneve

Kryetari i Komisionit për ndryshimet kushtetuese Arsim Bajrami e ka mohuar kategorikisht deklaratën  e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani se 60 % e amendamenteve janë në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Bajrami i ka rikujtuar kryetarit të Gjykatës Kushtetuese se nuk i takon atij që t’ia tregoj muskujt institucioneve të Kosovës .

“Kryetari i Gjykatës kushtetuese nuk është figurë televizive dhe nuk është i thirrur që të japë deklarata politike dhe ai nuk mund të hyjnë në konflikt me institucionet  dhe nuk mund tu  tregojë muskujt institucioneve duke thënë se unë nuk jam kujdestar i mbrojtes së kushtetutës” tha Bajrami për RTK.

Bajrami thotë se nuk kemi të bëjnë me 60 % të amendamenteve por me 3 apo 4 dispozita ligjore dhe  se të gjitha  rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese do të analizohen me përpikmëri

Bajrami më tutje tha se Komisioni të cilin e drejton, po punon në finalizimin e tekstit, i cili shumë shpejt do t`i paraqitet Kuvendit, e më pastaj, sipas tij, u mbetet partive politike që të arrijnë konsensus për votimin e pakove të amendamenteve kushtetuese dhe të reformës zgjedhore.

Arsim Bajrami, në fund ftoi kreun e Gjykatës Kushtetuese Enver Hasanin, në debat publik në RTK meqë, sipas tij, për çështje kaq të rëndësishme nuk mund të polemizohet nga distanca.

Lini një koment