Kalo te lënda

BE apo Kosova, negociatat në pranverë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia në pranverë, e më së voni nga mesi i vitit tjetër, do të marrë datën për fillimin e negociatave për BE, ndërsa kusht i parë i Brukselit do të jetë çështja e Kosovës.

 

“Nëse më pyetni se cili do të jetë kushti kyç për datën e fillimit të negociatave – së pari do të jetë ajo që është më e rëndësishmja për ta, e kjo është çështja e Kosovës dhe se do t’i zgjidhim problemet sidomos në veri të Kosovës”, citon QIK-u deklaratën e Vuçiqit para gazetarëve në Beograd.

Sipas tij, kushte janë edhe çështjet e “terrorizmi tejkufitar” dhe “islami radikal”, si dhe qërimi i hesapeve me korrupsoinin. “Nuk do të në lënë as t’i afrohemi BE-së, pa krijimin e sistemit dhe mekanizmit të luftës së ashpër kundër korrupsionit”, ka thënë Vuçiq.

Lini një koment