Kalo te lënda

Ja çfarë e bënë Eli Faran të duket e re dhe seksi

Eli Fara thotë se ajo nuk i nënshtrohet ndonjë diete të rreptë për të mbajtur vijën e trupit, të cilën e admirojnë shumë gra të moshës së saj.

Këngëtarja nga Shqipëria, e cila tashmë disa vite është futur në të 40-tat, thotë se gjëja për çfarë mundohet të jetë më e përpiktë është të konsumojë sa më shumë sallatë dhe të pijë nga dy litra ujë çdo mëngjes.

“Mundohem të tregoj kujdes megjithatë nuk jam ekstremiste, nuk mbaj dieta të forta, madje ndonjëherë edhe abuzoj. Më pas i vë qëllim vetes që një ditë të caktuar të marrë proteinat e duhura, apo të konsumoj më shumë sallatë, apo dhe ujin, të cilin e kam të domosdoshëm. Çdo mëngjes përpiqem të konsumoj të paktën 2 litra ujë”, ka thënë këngëtarja për revistën panorama.

Lini një koment