Kalo te lënda

Gjyshja 86-vjeçare, gjimnastja më e vjetër në botë (foto)

 

Kjo që shihni në foto është një gjyshe 86-vjeçare e cila është shpallur gjimnastja më e vjetër në botë. Johanna Quaas nga Leipzig, Gjermani, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit të Holly Willoughby and Phillip Schofield në ITV (Londër), ku tregoi aftësitë e saj në paralele. E moshuara i mahniti të gjithë. “Sapo zgjohem në mëngjes, nis të bëj ushtrimet”,-u tha ajo drejtuesve të emisionit, të cilët e pyetën nëse e kishte pasur të vështirë të bënte ushtrime të tilla, që jo çdo kush mund t’i bëjë. Johanna tha se bënte po ashtu rregullisht joga. Ajo shpjegoi se vinte nga një familje gjimnastësh, ndaj ishte ushtruar që e vogël. 86-vjeçarja hoqi dorë nga ushtrimet kur u martuar, por iu kthye sërish rreth të 50-ve dhe mori pjesë në një garë në moshën 56-vjeçare.

Lini një koment