Zjarr i madh në pyjet e Leposaviqit
Një zjarr i madh ka shpërthyer në veri të Kosovë, në kodrat e mbi Soçanicë në komunën e Leposaviqit, i cili për shkak të erës po përhapet me shpejtësi të madhe.
Mediet serbe njoftojnë se po digjen pyjet dhe shkurret, ndërsa zjarri po shkon drejt Vuçës, transmeton “Koha”.
Nga zjarret e deritanishme në Leposaviq janë djegur 300 hektarë pyje.