Policia, në gjurmë të dilerëve
Një operacion i fshehtë i Policisë së Kosovës, i realizuar në rajonin e Podujevës, ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e dy dilerëve. Të dyshuarit, njëri 22 e tjetri 18-vjeç, janë kapur në flagrancë me posedim droge. Ata dyshohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike nëpër shkolla të ndryshme. Policia e Kosovës i ka deklaruar se sasia e drogës së kapur është rreth një kilogram kanabis, ndërsa në lidhje me rastin janë bastisur edhe shtëpitë e tyre në fshatin Gërdovc të Podujevës ku janë gjetur edhe disa armë zjarri. Me rastin është duke u marrë Njësiti i hetimeve në nivel rajonal, ndërsa me urdhër të prokurorit publik të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.