Kalo te lënda

Padia kundër Thaçit ka mbetur në sirtarë

Ish-drejtori i përgjithshëm në Policinë e Kosovës, Reshat Maliqi, ka ngritur padi kundër kryeministrit Hashim Thaçi, për vendimin e paarsyeshëm që e kishte marrë një vit më parë për shkarkim e tij nga detyra. Padia është dorëzuar në Gjykatën Supreme të Kosovës, mirëpo lënda ka mbetur në sirtarë dhe deri tani nuk është ftuar asnjëherë nga gjyqi.

Gjeneral Maliqi ka deklaruar për Indeksonline se përveç padisë kundër kryeministrit Thaçi, ai ka ngritur edhe një padi në Gjykatën Komunale për kontest nga marrëdhënia e punës.

Ai thotë se nuk dinë asgjë për fatin e këtyre lëndëve, mirëpo paralajmëron që këtij rasti do t’i shkojë deri në fund.

Reshat Maliqi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, ishte shkarkuar mbrëmjen e 25 korrikut 2011 në mënyrë dhe në rrethana të pazakonshme, me vendim të kryeministrit Hashim Thaçi, mu ditën kur edhe u ndërmor operacioni policor për dërgimin e policëve dhe doganierëve kosovarë në dy pikat kufitare 1 dhe 31 në veri. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: