Qeveria vazhdon ta “lus” LDK-në
Dilaogu politik me Beogradin pritet të filloi shpjet, e Qeveria po vazhdon afrimin e Opozitës për t’ju bashkuar. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në një intervistë për “Epoka e Re” i ka bërë thirrje LDK-së të jetë pjesë e këtij dialogu
“Lutfi Haziri ka plotësisht, nga që LDK-ja është partia e dytë në vend dhe me një traditë shtetformuese. LDK-ja ka treguar përgatitje çdo herë kur kanë qenë në pyetje interesat madhore të vendit.
“Ne do të japim çdo hapësirë të mjaftueshme dhe proporcionale me fuqinë politike që ka LDK-ja. Tekefundit, ky është obligimi ynë për të hapur mundësi, por edhe i LDK-së për t’i shfrytëzuar këto mundësi, që në fakt janë përgjegjësi shtetërore dhe nacionale. Ne jemi konkurrent politikë me njëri-tjetrin, por nuk konkurrojmë për interesa madhore, por e plotësojmë njëri-tjetrin. Këtë e kemi bërë edhe në procesin e Vjenës”, ka thënë Kuçi. /Indeksonline/