Kalo te lënda

Arrestohet Francesco Matronen një prej bosëve të Camorra-s

Policia italiane njoftoi sot arrestimin e një prej bosëve më të rrezikshëm të mafias napolitane, Camorra, i kërkuar për vrasje dhe prej shumë vitesh në arrati.

”Francesco Matrone, 65 vjeç, i kërkuar prej vitit 2007 për vrasje dhe krime të tjera, bën pjesë në listën e nëntë personave më të rrezikshëm dhe është bërë objekt edhe i një programi special kërkimi”, sipas policisë italiane, raporton bw.

Kjo listë përmban edhe emrin e Matteo Messina Denaros, maja e kupolës së Cosa Nostra-s, mafia siçiliane./Indeksonline/

Lini një koment