Kalo te lënda

Shtyhet gjykimi i gjashtë serbëve dhe një shqiptari nga veriu

Gjykata e EULEX-it në Mitrovicë ka dëgjuar sot pesë nga shtatë të akuzuarit për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale gjatë trazirave të vitit 2008, duke hyrë dhe marrë me dhunë objektin e gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Si është njoftuar KIM radio nga EULEX-i sot është zhvilluar dëgjimi para shqyrtimit kryesor në lidhje me sulmin kundërligjor ndaj objektit të gjykatës në Mitrovicë, më 17 mars 2008.

“Pesë nga gjithsej shtatë të dyshuar kanë marrë pjesë në këtë dëgjim, kurse mbrojtja ka paraqitur certifikata mjekësore për dy të tjerë të dyshuar që nuk kanë qenë sot të pranishëm”, njoftoi EULEX-i.

Edhe dy të dyshuar nga pesëshja e pranishme ishin pa mbrojtje, andaj kanë kërkuar shtyrje në mënyrë që të mund të angazhojnë avokatë për mbrojtje.

“Dëgjimi ka vijuar më vonë kundër tre të dyshuarve, por është shtyrë për 13 shtator”, thuhet në kumtesën e EULEX-it.

Aktakuzën kundër gjashtë serbëve dhe një shqiptari nga pjesa veriore e Mitrovicës e ka ngritur prokurori ndërkombëtar. EULEX-i ka njoftuart më herët se aktakuza është ngritur kundër Marjan Ilinëiqit, Zoran Çaviqit, Dragan Millojeviqit, Miodrag Raliqit, Avni Krasniqit, Aleksandar Arsenijeviqit dhe Nebojsha Joviqit./Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: