Kalo te lënda

Ekzekutimi i Gentian Beqirit

ELBASAN- Zbardhen detaje të reja mbi vrasjen e ndodhur dje në
Elbasan, ku një 40-vjecar, i cili akuzohej për ekzekutimin e një biznesmeni të
njohur në 2005, u vra dje në banesën e tij, në shtratin ku dergjej i paralizuar
prej mëse dy vitesh.

Babai i Gentian Beqirit, i cili u vra dje në
banesën e tij në Elbasan nuk ka vdekur nga infarkti, por nga dhuna e ushtruar
nga autorët e krimit. Prokuroria e Elbasanit konfirmon rezultatet e mjekësisë
ligjore, sipas së cilës Nezir Beqiri ka shenja dhune në trup dhe kokë, thyrerje
të brinjëve që konfirmojnë dhunën e ushtruar ndaj, ndërsa vdekja ka ardhur si
pasojë e mbytjes nga autorët.

Fillimisht u dyshua se viktima humbi jetën
nga infarkti në spital ku u dërgua në gjendje kome. Nga hetimet paraprake
dyshohet se Nezir Beqiri është përleshur me autorët e vrasje së djalit, ku dhe
si pasojë ka mbetur i vdekur.

Gentian Beqiraj, 40-vjecari, i cili ishte
nën masën e sigurisë arrest shtëpie është ekzekutuar me armë zjarri dje rreth
orës 10:00 në lagjen ‘Sporti i Vjetër’. Ndërkohë edhe pse banesa ku mbeti i
vrarë Gentian Beqiraj, ruhej nga dy efektivë të policisë, të cilët mbikëqyrnin
të dënuarin kjo nuk ka penguar aspak dy autorët të hyjnë brenda për të kryer
krimin.

Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qënë babai i paralizuar
viktimës. I moshuari i sëmurë duket se ka qënë personi që ka hapur derën e
banesës për vrasësit. Nezir Beqiraj ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në
spital.

Policia: Policët roje pezullohen nga detyra

Policia e Shtetit me anë të një deklarate për mediat bën me dije se “për
katër punonjës policie te nivelit te parë drejtues, punonjës pranë Drejtorisë së
Policisë së Qarkut të Elbasanit ka filluar ecuria disiplinore për “Përjashtim
nga Policia e Shtetit”, pasi ata nuk kanë mundur të ruajnë viktimën e djeshme në
Elbasan, Gentian Beqiri. Në cilësinë e provës materiale, sipas Policisë së
Shtetit janë sekuestruar 7 telefona celularë, 8 predha pistolete Materialet iu
kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për
veprat penale ‘Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Shpërdorim
detyre”.

Policia: 2 në pranga për vrasjen
Policia e
Shtetit ka saktësuar edhe njëherë arrestimin e dy personave të dyshuar si autorë
të vrasjes. Ata janë Arben Çerciz Jaçe, vjeç 31, lindur ne Përmet dhe banues në
Tiranë, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Roland Rexhepi në vitin 2009. Florenc
Fejzulla Çapja, vjeç 31, lindur dhe banues ne Elbasan, i dyshuar për tentativë
vrasje ndaj shtetasit F.M, në vitin 2006.

“Arrestimi i tyre u bë pasi
këta shtetas dyshohet të jenë autoret e vrasjes se shtetasit Gentjan Beqiri, i
njohur ndryshe dhe me emrin (Ardian Meta), vjeç 38, banues në Elbasan, i cili
ishte në “Arrest shtëpie”, pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Sokol Çapja në
vitin 2005. Zbardhja dhe dokumentimi i plote ligjor i kësaj ngjarje kriminale,
si dhe identifikimi dhe kapja e autoreve u bë i mundur ne bashkëpunim me
Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë”.

Lini një koment