Modelja shqiptare në “Miss Italia”
Një modele shqiptare hyn në finalen e Miss Italia Mondo. Ndër mbi 250 konkurrente, Adriana Jasimi, me banim prej 13 vjetësh në Firence, arriti të kalojë në fazën më të rëndësishme të konkursit.Për herë të parë që nga viti 1939 kur ka filluar, konkursi Miss Italia ka hapur dyert me një seksion të veçantë për bukuroshet që banojnë në Itali por që ende nuk kanë pasaportën italiane.
Sy të gjelbër, 1 metër e 74 e gjatë, Adriana që ka lindur në vitin 1992 në Vlorë, ka mbaruar institutin e mesëm tekniko-social për marketing dhe tani për tani endrra e saj është moda. Natyrisht realizimi i kësaj ëndrre varët edhe nga klasifikimi i saj në finale ku do të konkurrojë me kandidatet e tjera që përfaqësojnë vende nga më të ndryshmet, Runamia, India apo Anglia.
Më 26 gusht Rai Uno do të transmetojë drejtpërsëdrejt fazën finale të konkursit dhe Adriana Jasimi shpreson që ta votojnë sa më shumë telespektatorë nga Italia dhe nga Shqipëria.