Autori i vrasjes në Lozanë është shqiptar
E përditshmja frankonfone “Le Matin” bën të ditur se autori i vrasjes në Lozanë, e cila ndodhi para një diskoteke ishte shqiptar. Dje në Lozanë, 400 persona ngushëlluan babain e djalit të familjes nga Kap-Verdi, i cili u vra nga një shqiptar gjatë një grindjeje të shtunën e kaluar në Lozanë. Familja e të ndjerit bënë thirrje për qetësi. “Ne nuk jemi këtu për hakmarrje, por për paqe.”, thonë familjarët.
Me zë të qetë, xhaxhai i Luisit të ndjerë, një 30-vjeçar i vrarë me thikë në mëngjesin e së shtunës së kaluar, mbajti një fjalim në fund të një marshi të qetë në Lozanë. Marshi kishte filluar 45 minuta më parë, në sheshine e Evropës në qendër të Lozanës, ku edhe viktima nga Cape-Verdi , baba i dy fëmijeve, vdiq pasi doli dal nga diskoteka. I ardhur nga Parisi, xhaxhai i foli në emër të familjes, raporton albinfo.
Shumë pjesëmarrës ishin veshur me fanella me mbishkrimet: “Stop dhunës”. Të mbledhurit para selisë së Këshillit të Shtetit të Vaud-it mbajtën një minutë heshtje . “Të gjitha këto tragjedi për shkak të alkoolit apo drogave nuk mund të vazhdojë më kështu”, tha ndër tjera xhaxhai i të ndjerit për të përditshmen “Le Matin”.
Sipas “Le Matin” pritet të ketë tensione në mes të dy komuniteteve, por gazeta shkruan se ka shpresa të dëgjohet mesazhi i paqes. Të njëjtën e dëshirojnë edhe të komunitetit shqiptar. Sepse në sytë e shumë njerëzve krimi i kryer është vazhdimësi e një rastit që pati ndodhur në vitin 2010 në Martigny (Walis), në të cilin një person nga Kap-Verdi qëlloi me vdekje një qytetar shqiptar. “Prej asaj kohe ka fërkime në mes dy komuniteteve”, raporton “Le Matin”.