Kalo te lënda

Selimi: Qeveria i krijon vetes institucione paralele

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e mbështet vendimin e KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, edhe pse thotë se një hap i tillë është dashur të merret shumë më herët. Ai vlerëson se është gabim të cilësohet arritje e madhe hapja e Zyrës Administrative në veri të Kosovës.

“Hapja e Zyrës në një nivel të tillë, është një lloj paralelizmi tjetër që Qeveria i bën vetvetes”, ka thënë Selimi për “Tribuna Shqiptare”.

Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes vlerëson se partia e tij nuk e ka mbështetur më herët, e as nuk e mbështet as tash ndonjë marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale. /Telegrafi/