Princi saudit vdes në Gjenevë
Princi Nayef bin Abdulaziz al-Saud që nga viti 1975 ai ishte ministër i punëve të brendshme dhe konsiderohej konservativ, edhe për kriteret e Arabisë Saudite.
Princi Nayef bin Abdulaziz al-Saud ka vdekur dje në moshën 78 vjeçare në Gjenevë, ku gjendej në trajtim mjekësor. Ai ishte gjysmëvëlla i mbretit Abdullah, njofton albinfo.
Duke qenë më i ri se mbreti (tashmë afër 90 vjeçar), princi koniderohej se do ta trashëgonte mbretin pas vdekjes së tij.
Që nga viti 1975 ai ishte ministër i punëve të brendshme dhe konsiderohej konservativ, madje edhe për kriteret e Arabisë Saudite.
Me rastin e vdekjes së princit trashëgimtar, presidentja e vendit, Eveline Widmer Schlumpf i ka shprehur ngushëllime qeverisë së Arabisë Saudite.
Dy vendet do të bashkëpunojnë ngushtë, për të marrë hapat e nevojshëm të dërgimit të kufomës në vendin e të ndjerit, thuhet në letrën e ngushëllimit./Indeksonline/