Kalo te lënda

Bleona përdor kartën e fundit për famë në USA, pozon nudo

Këngëtarja 33-vjeçare Bleona Qerreti, pas shumë përpjekjeve të njëpasnjëshme për të depërtuar sadopak në industrinë amerikane të muzikës, po mendon tashmë të bjerë në sy duke joshur me trupin. Pasi i ka provuar të gjitha mënyrat, ajo ka vendosur të tregojë linjat e saj, ndërsa ka realizuar foto ku shfaqet nudo. Një nga fotot ajo e ka postuar vetë për fansat në faqen e saj personale në facebook, si për të testuar mendimin e fansave dhe të publikut. Ndërkohë që nuk dihet ende destinacioni i këtyre fotove, nëse do mund të botohen në ndonjë kopertinë reviste. Para paka muajsh, këngëtarja u shfaq në disa foto eventesh në Amerikë, me linja të tjetërsuara dhe në mbipeshë. Në vazhdën e ambicies së tepruar për famë hollivudiane, që ka rezultuar e pamundur deri tani, ajo herë pas here publikon në profilet e saj, në rrjetet sociale, njoftime për prezencën personale në evenimentet botërore, si dhe foto të ndryshme me personazhe VIP. Mes atyre fotove ajo publikoi në profilin e saj në faceboook një foto me Guetta DJ, nga më të famshmit në botë, një foto e shkrepur në Beverly Hills, aty ku jeton Bleona këto kohë. Por ajo çfarë binte në sy në këtë foto, është transformimi i linjave të trupit, ku vihet re një shtim i madh në peshë. Bleona Qerreti dha një intervistë gjatë pjesëmarrjes së saj në festën promovuese të çmimeve “Grammy 2012”, ku foli për albumin e saj të ri, për të cilin shprehej se do të jetë së shpejti në treg. Ajo konfirmoi gjithashtu se së shpejti do të lançojë edhe një video “hot”. Ndoshta seti i fotove të reja nudo është realizuar gjatë xhirimit të kësaj videoje, për të cilën këngëtarja nuk është shprehur ende në media.

Klicken für Bild in voller Größe

Klicken für Bild in voller Größe

Bleona Qerreti nxjerr të brendshmet në përqafimin me kryeministrin

Klicken für Bild in voller GrößeNew Recent Picture in this Photo Album