Kalo te lënda

Shqipëria e Di Biasit ngjitet pesë vende në renditjen e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve në botë. Në renditjen e re ka shumë ndryshime, përveç kreut të tabelës ku Spanja mbetet ende lider.

Kombëtarja Shqiptare me në krye me trajnerin italian, Gianni de Biasit, pas dy fitoreve radhazi në ndeshjet miqësore të zhvilluara para dy jave, ku së pari triumfoi kundër Katarit (2-1) ndërsa disa ditë më vonë mposhti njërën prej reprezentacioneve më të mira aziatike, Iranin, me rezultat minimal 1-0 tani renditet në vendin e 79-të, ku para një muajve ishte në vendin e 84-të.

Uruguaj tani është në pozitën e dytë ndërsa Gjermania ka zbritur në vendin e tretë. Holanda dhe Brazili zënë pozitat katër dhe pesë ndërsa Anglia është në vendin e gjashtë.

Italia ka zbritur në vendin e 12 ndërsa Franca është edhe më poshtë, në të vendin e 14-të.