Kalo te lënda

Serbia vazhdon të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës

Liderët e Serbisë, vazhdojnë të lobojnë tek ato shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të mos e bëjnë asnjëherë këtë.

Së fundmi, kryeministri serb Mirko Cvetkovic, ka pasur një takim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Angolës, Candido Pereira Van Dunem, të cilin e ka falënderuar për mos pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Cvetkoviq e ka falënderuar ministrin e Angolës për qëndrimin ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që të vazhdojë me të njëjtën politikë ndaj Kosovës, shkruan Tanjug.