SERBËT INTERESOHEN PËR ZYRËN ADMINISTRATIVE NË VERI
Serbët e veriut po tregojnë interesim të madh për t’u punësuar në Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës.…
| Në konkursin e shpallur për 55 pozita në Zyrën Administrative, të cilën do ta hapë Qeveria e Kosovës, deri tash kanë aplikuar më shumë se 540 kandidatë. Zëdhënësja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Lumnije Demi, konfirmoi për Radio Kosovën se ka interesim të shtuar të serbëve për t’u punësuar në këtë Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës. |