Fitou: Kosova do ta ketë mbështetjen e presidentit Hollande
Zgjedhja e presidentit të ri francez, Francois Hollande, nuk do të ndikojë në ndryshimin e politikës franceze karshi shtetit të Kosovës.
Kështu tha ambasadori i Francës, Jean François Fitou.
“Lidhjet në mes dy vendeve janë të hershme dhe presidenti i ri do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën”, tha Fitou, transmeton RTK. /Telegrafi/