Drita e ditës e ruan zemrën?
Shkencëtarët nga Universiteti Colorado në Denver pohojnë që drita e ditës, veçanërisht ajo me intensitet të fortë, mund të reduktojë rrezikun nga sulmi në zemër dhe të ndihmojë në shërimin e personave të cilët kanë përjetuar sulm në zemër.
Hulumtimi i cili është publikuar në revistën “Nature Medicine” tregon që për reduktimin e rrezikuat nga krijimi i sulmit në zemër përgjegjëse është mënyra me të cilën funksionon organizmi, respektivisht ritmi cirkadian.
Ritmi cirkadian nënkupton ritmikënn e ndodhive psikofizike të njeriut, të cilat janë të lidhura me ndikime të ndryshme të jashtme (dita dhe nata, ndryshimi i stinëve të vitit, batica dhe zbatica), të cilat reflektohen tek njeriu në formë të ritmeve të ndryshme biologjike.
Në ritmin cirkadian ndikon edhe drita ditore. Ekspertët pohojnë që personat të cilët janë të ekspozuar ndaj dritës ditore të mëngjesit, në periudhën mes orës 06:00 dhe 08:00, në mënyrë të konsiderueshme kanë rrezik më të vogël nga zhvillimi i sulmit në zemër, depresioni, ndryshimet e disponimit dhe të ngjashme.
Udhëheqësi i hulumtimeve, prof. Tobias Eckle, ka deklaruar që “hulumtimi sugjeron që drita ditore, veçanërisht ajo me intensitet të lartë, siç është për shembull verës, mund të reduktojë rrezikun nga shkaktimi i sulmit në zemër dhe të përshpejtojë shërimin te personat që kanë mbijetuar sulmin në zemër.”
Prof. Eckle ka shtuar se si “të sëmurëve mund t’u ndihmohet nëse gjatë kujdesit intensiv spitalor do të ishin në hapësira të cilat janë të ekspozuara në dritën e jashtme”.
Në hulumtimet e ardhshme shkencëtarët do të përpiqen të gjejnë shkakun dhe mënyrën në të cilën drita ndihmon të sëmurët dhe në cilat mënyra drita do të mund të përdorej për shërimin dhe parandalimin e sulmeve në zemër.