Kalo te lënda

Dedaj: I gatshëm ti bashkëngjitëm UÇPMB-së

Gjergj Dedaj, líder i PLK-së është rikthyer me deklarata të forta. Pas kërcënimeve që i pati bërë dikur Kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, kur e hoqi nga pozita e zëvendësministrit të Transportit, se do të publikonte gjëra “tronditëse” për te, ai tash kërcënon Serbinë. Megjithëse nuk e realizoi ende premtimin për “të vërteta e padëgjuara” të e Thaçit, në një intervistë dhënë sot agjencisë informative kombëtare “Presheva jonë” Dedaj paralajmëron Beogradin dhe komunitetin ndërkombëtar se “Lugina e Preshevës është Kosovë Lindore dhe ne nuk do të tolerojmë që atje të nëpërkëmben dhe terrorizohen vëllezërit tanë”, ka thënë ai.

Deda, ka thënë për shqiptarët e Luginës se ata nuk janë të vetëm. “Duhet ta dinë pasardhësit e Milshevicit se në rast konflikti mes Luginën e Preshevës dhe forcave serbe, shqiptarët e Luginës ata nuk janë të vetëm, ne do t’i përgjigjemi si komb dhe Serbia do të ballafaqohet me një rezistencë gjithpopullore, me 7 milionë shqiptarë…”, është shprehur Dedaj.

Dedaj duke komentuar në lidhje me zhvillimet e fundit rreth ish-ushtrive çlirimtare shqiptare ët dekadës së fundit ka thënë “Po flitet së fundi në Luginën e Preshevës për mobilizim e rikaitvizim të UÇPMB-së dhe UÇK së në Maqedni nga djemtë tanë në vend e në diasporë. Unë, personalisht jam i gatshëm të veshi çizmet dhe të dal në front bashkërisht me UÇPMB-në për të luftuar, mbrojtur vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës. Nga Kosova jam i bindur se nuk jam i vetëm, por edhe mijëra e mijëra tjerë, janë të gatshëm t’i bashkëngjiten kolonave ushatarke, atë ditë kur UÇPMB do të apelonte për mobilizim…”, ak thënë Dedaj. /Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: