Itali, kapen 4 shqiptarë me 229 kg marijuanë
Policia e Venezias në Itali ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e lëndëve narkotike duke vënë në pranga 4 prej tyre.
229 kilogramë marijuanë, një pistoletë me karikator brenda me kalibër 7.65 , gati për përdorim iu sekuestrua të ndaluarve.
Siç raporton noa.al, policia duke parë lëvizjet e tyre të dyshimta prej muajsh kishte marrë në vëzhgim të dyshuarit, ku së fundmi u pikasën duke hapur një garazh brenda të cilit u gjetën 64 kilogramë marijuanë, 50 gram kokainë dhe pistoleta.
Në vijim të kontrolleve policia bllokoi në një garazh të dytë strehë e trafikantëve në Martellago ku u gjet 165 kilogramë marijuanë e ndarë në pako prej 5 dhe 10 kilogramësh.
Sipas policisë thuhet se nga shitja e drogës shqiptarët do përfitonin rreth 2 milionë euro drogë.