Kalo te lënda

Lugina proteston të shtunën kundër arrestimeve

Në një konferencë për medie të organizuar në shenjë reagimi ndaj arrestimeve të tetë ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, përfaqësuesit institucional dhe politik të Luginës së Preshevës, e kanë dënuar aktin e ulët të Qeverisë së Serbisë për arrestimet të cilat kanë për qëllim krijimin e pasigurisë, panikut dhe zbrazjen e Luginës nga shqiptarët.

Me aktakuza të trilluara, procese të montuara politike, fotografi e xhirime gjatë arrestimeve sikur të ishte spektakël, Serbia, pas spastrimit etnik në Medvegjës, tani po përpiqet që këtë ta bëjë edhe në Bujanoc.

Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës në Bujanoc, ka thënë se arrestimet vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në këtë rajon, janë tërësisht të motivuara politikisht me tendencë të humbjes së shqiptarëve në Bujanoc dhe krijimit të një shumica artificiale për serbët.

Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin Republikan, theksoi edhe në këtë takim se arrestimet e sotme janë vazhdimësi e dhunës shtetërore. “Nuk është rastësi që ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic ka nisur arrestimet dy ditë para zgjedhjeve. Veprimet e tilla mund të kenë pasoja për tërë rajonin. Qëllimi është për të fituar pikë të lira politike, duke luajtur me fatin e këtij vendi dhe të gjithë rajonit”, tha Halimi, raporton PreshevaNEWS.

Ndërkohë, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Galip Beqiri, kërkoi nga Shqipëria dhe Kosova përmbushjen kushtetuese të obligimeve që kanë ndaj shqiptarëve të këtushëm. Ndërkaq Jonuz Musliu, Kryetar i Kuvendit të Bujanocit dhe ish udhëheqës i krahut politik të UÇPMB-së, theksoi se qëllimi i arrestimeve është i qartë zbrazja e Luginës nga shqiptarët.

Në Konferencën e sotëm është paralajmëruar mbajtja e një seance të jashtëzakonshme të kuvendarëve shqiptar të tri kuvendeve të Luginës, ndërkohë që pritet organizimi i një proteste gjithë popullore. Protesta është thirrur të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Luginës.(koha)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: